Heidi shpallet lidere e shtëpisë, fiton votat e publikut!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heidi shpallet lidere e shtëpisë, fiton votat e publikut!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Ndërkohë, gjatë prime është hapur një televotim për liderin e ri të shtëpisë, i cili do të ketë një avantazh në lojë. Heidi ka fituar votat dhe jo vetëm që do të jetë lider për javën e ardhshme, por ajo gjithashtu do të çojë tre banorë në televotimin e së shtunës.

Kujtojmë, se atyre do t’i bashkohet dhe Ledjona, me një nga banorët që duhet të lërë shtëpinë të shtunën. Vëllai i Madh vendosi që ta dënojë Ledjonën, pasi goditi me vezë Romeon, duke e dërguar automatikisht në nominim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE