Kryediplomati Igli Hasani në Romë për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryediplomati Igli Hasani në Romë për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po viziton kryeqytetin italian Romë ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fokus këtë këtij takimi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, BE, si edhe bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik.

Takimi do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani. Ndërkaq, Shqipëria dhe Italia nesër do të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit në lidhje me sigurimet shoqërore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të firmosë marrëveshjen me homologun italian Antonio Tajani.

Vlerësohet se kjo marrëveshje vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë e italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet, si dhe kanë kontribuar në ekonominë e përparimin social të të dy vendeve tona.

Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin europian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri dhe MPJ, Antonio Tajani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48757 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE