Pengjet izraelite, kryeministri Netanyahu: Nuk pranojmë marrëveshje me çdo çmim!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pengjet izraelite, kryeministri Netanyahu: Nuk pranojmë marrëveshje me çdo çmim!

“Përpjekjet tona për lirimin e pengjeve vazhdojnë të pandërprera”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por, ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me çdo çmim! Shumë gjëra janë thënë në media sikur ne i kemi pranuar, për shembull lirimin e terroristëve, por ne nuk e pranojmë!

Më pas, Netanyahu konfirmoi se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës derisa “Hamasi të eliminohet, të gjithë pengjet të kthehen dhe Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”.

Ne i jemi shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen që kemi marrë që nga fillimi i luftës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë dallime mendimesh me Shtetet e Bashkuara. Ne i tejkaluam ato me vendime të menduara e të vendosura. Unë nuk kam nevojë për askënd në menaxhimin e marrëdhënieve me Amerikën në kontekstin e mbrojtjes së interesave të sigurisë së Izraelit.

Në mesin e luftës së ashpër Izrael-Hamas ka edhe një shqetësim në rritje për përhapjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian ka filluar më 7 tetor 2023, pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.

Më 28 janar, një dron u përplas në një bazë në Jordani, duke vrarë tre ushtarë amerikanë dhe duke plagosur më shumë se 40, një sulm për të cilin Uashingtoni fajësoi forcat e mbështetura nga Irani. Amerika u përgjigj të premten me sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

Për këtë sulm, Uashingtoni fajësoi Iranin dhe aleatët e tij që veprojnë në Siri e Irak. Sipas njoftimit, 13 vende të ndryshme në Jemen u goditën nga avionët luftarakë amerikanë F/A-18 dhe nga luftanijet amerikane në Detin e Kuq.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme shtesë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE