Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në ish-Bllok/Tre të arrestuar!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në ish-Bllok/Tre të arrestuar!

Tre të ndaluar dhe dy në kërkim për shpërthimin me tritol të 30 janarit në një zyrë noteriale në Tiranë, në rrugën “Perlat Rexhepi”.  Detajet i dha kreu i bluve të kryeqytetit Tonin Vocaj, i cili në një dalje për mediat foli edhe për një operacion që çoi në kapjen e 46 kg tritol. Sasia vinte nga Kosova.

Më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.

Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive. Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Siguroj qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmërisë, për të garantuar rend e siguri, për të zbatuar me rigorozitet paketën e sigurisë në shkolla, dhe në këtë kuadër i riftoj qytetarët që të mbështetin më shumë Policinë dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE