Arrestohet reperi i njohur Killer Mike pak pasi fitoi 3 çmime Grammy!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet reperi i njohur Killer Mike pak pasi fitoi 3 çmime Grammy!

Së fundmi, reperi i njohur amerikan Killer Mike, është arrestuar vetëm pak pasi fitoi tre çmime Grammy. Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit tha për Associated Press se ndalimi ishte në lidhje me një grindje brenda arenës ku u mbajt ceremonia. 48-vjeçari, u pa me pranga dhe i shoqëruar nga oficerët. Ai u lirua më vonë dhe do të dalë në gjykatë në fund të këtij muaji.

Rikujtojmë, se pas rekordeve të 2023-shit, Taylor Swift bëhet artistja e parë në historinë 66-vjeçare të çmimeve Grammy që fiton katër herë për albumin më të mirë të vitit. Me Midnights, ylli i popit ia kaloi Stevie Wonder-it, Paul Simon-it dhe Frank Sinatra me nga tre trofe në këtë kategori. Më parë, Swift ka fituar për “Fearless”, “1989” dhe “Folklore”. Çmimi për këngën më të mirë shkoi për Billie Eilish me “What Was I Made For?” ndërsa për “Regjistrimin më të mirë të vitit” u vlerësua Miley Cyrus me “Flowers”.

Megaylli amerikan, Taylor Swift shkroi historinë e Grammy-t dhe nuk kishte fjalë për të përshkruar emocionin. Teksa mori çmimin nga Celine Dion, tha:

O Zot, jo! Nuk di ç’të them!

Ndërkaq, ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar do të mbahet të dielën, më 10 Mars, njoftuan Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe ABC. Ky shënon vitin e tretë që ceremonia e çmimeve të akademisë do të mbahet në mars, pas rritjes së vazhdueshme të shikueshmërisë në dy vitet e fundit. Akademia caktoi afatin e paraqitjes për kategoritë e përgjithshme për çmimet Oscar 2024 më 18 Nëntor 2023. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48654 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE