Huawei detyrohet të ngadalësojë prodhimin e telefonave për këtë arsye…

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Huawei detyrohet të ngadalësojë prodhimin e telefonave për këtë arsye…

Gjiganti i teknologjisë kineze, Huawei, është detyruar t’i japë përparësi Inteligjencës Artificiale para prodhimit të telefonave të tij premium Mate 60. Huawei përdor çipat Ascend dhe Kirin, por një garë globale për funksionalitetin e Inteligjencës Artificiale, ka shtyrë kompaninë kineze të fokusohet në krijimin e çipave me Al dhe të ndagalësojë prodhimin e telefonave Mate 60.

Kjo situatë ofron një paraqitje të rrallë të sfidave të kompanisë teksa punon për t’u rindërtuar që kur sanksionet e SHBA-së në vitin 2019 i ndërprenë qasjen në mjetet e avancuara të prodhimit të çipave. Këto sanksione nga shteti amerikan u vendosën për arsye të sigurisë kombëtare, mirëpo “gjymtuan” prodhimin e telefonave Huawei.

Bëhet e ditur se, qeveria ka nisur një iniciativë për të përmirësuar pozicionin e Kinës në fuqinë kompjuterike. Momentalisht, çipi më konkurrues i disponueshëm kinez është Ascend 910B, i cili në të ardhmen pritet të fuqizohet nga Inteligjenca Artificiale. Produktet e tjera të Huawei të prekura nga bllokimi i prodhimit përfshijnë edhe njësinë kompjuterike të pajisur me çipin Ascend MDC 810, e cila fuqizon sistemet e avancuara të asistencës së shoferit.

Rikujtojmë, se Meta së fundmi ka zbuluar planet e reja për të vendosur në qendrat e të dhënave një version të ri të një çipi të personalizuar, i cili synon të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale. Çipi thuhet se mund të ndihmojë në reduktimin e varësisë së Meta-s nga kompania teknologjike Nvidia, ndërsa ajo garon për të sjell produkte me Al. Kompania më e madhe e rrjeteve sociale është duke u përpjekur të rrisë kapacitetin e saj kompjuterik për produktet gjeneruese të Al në Facebook, Instagram, WhatsApp dhe syzet inteligjente Ray-Ban.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE