Gabriele Mezini rrëfen eksperiencën e tij në BBV3 dhe afrimitetin me banorët: “Kisha një respekt për të, por…”

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabriele Mezini rrëfen eksperiencën e tij në BBV3 dhe afrimitetin me banorët: “Kisha një respekt për të, por…”

I eliminuari i mbrëmjes së shtunë në “Big Brother VIP 3”, Gabriele Mezini ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”. Ai foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek mendimi i tij për lojën e banorëve të tjerë.

Si u ndjeve kur dole jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Kur dola jashtë pasi u ngrita në mëngjes, thashë paskan ikur të gjithë banorët, qenkam ngritur i fundit. Vura dorën tek mikrofoni. Mendova se dua të futem edhe njëherë. Ditën e pare aty brenda e kisha pak problem me dushin e tualetin. Por pastaj i harron kamerat dhe ambientohesh.

Çfarë do të bëje ndryshe nëse do kishe më shumë kohë aty?

Kisha dëshirë të rrija pak më shumë. Mendoj se e doja edhe një javë sepse sa kisha filluar ta kuptoja lojën dhe ata aty brenda. Loja të bën që të krijosh marrëdhënie, por shumë gjëra që nuk më pëlqenin nuk e thoja direkt por në një moment tjetër. Kjo ishte gabim.

Gabriele u ndal edhe tek banorët me të cilët krijoi një afrimitet dhe me ata që nuk mendon se kanë qenë real:

Drini më ngjiti shumë dhe krijova një respekt sepse më ka qëndruar afër. Kriojova një afrimitet. Sa dola komunikova direkt, sepse aty brenda nuk e dinim se çfarë kishte ndodhur kur doli. Meri është i vetmi person që mendoj se është vetëvetja, kundërpërgjigjet direkt. Krijova idenë për Julin dhe Romeon që po luajnë. Për Julin kisha një respekt për atë humorin që bënte jashtë. Por kur u futa brenda nuk kishte afrimitet dhe nuk linte hapësira fare. Me Meritonin u afrova, nuk e njihja nga jashtë por dita-ditës e shihja që ishte si mua, pak rebel.

Kush mendon se do të fitonte?

Ledjona, më duket tipi i Drinit. Po të ishte Drini do thoja 100% se do fitonte ai, por ai nuk është. Ledjona ka argumete dhe është karakter shumë i fortë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE