Humbi jetën tragjikisht në stadiumin e Shqipërisë, familja konfirmon datën e varrimit të ish kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për vdekjen e lojtarit Raphael Dwamena/Në Tiranë kryhet autopsia!

Rafphael Dwuamena ishte rasti që tronditi jo vetëm futbollin dhe opinionin publik shqiptar por edhe opinionin e gjërë përtej kufijve. Futbollisti ganez i Egnatias ndërroi jetë jetë në moshën 28 vjeçare rrugës për në spitalin e Durrësit, pasi pësoi një sulm në zemër, në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit. Në një sfidë që pritej spektakël mes dy ekipeve më në formë të momentit, në minutën e 24’ ndodhi momenti i frikshëm kur Duamena u rrëzua në fushë, i cili më vonë humbi jetën rrugës për në spitalin e Kavajës.

Me anë të një posteri të postuar në rrjetet sociale, familja e tij ka konfirmuar datën e ceremonisë mortore të ish-sulmuesit ganez, që do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e stadiumit “Adxhirigano Astro Turff” të Ganës. Ish-kapiteni i Egnatias ka pasur një histori me problemet e tij në zemër, duke pësuar kolaps në fushë dhe dy herë të tjera përpara ngjarjes tragjike në Rrogozhinë. Që pas mbërritjes e trupit të tij në Ganë më 17 nëntor 2023, nuk ka pasur më asnjë lajm rreth familjes së Duamenës ose nga Federata e Futbollit të Ganës. Rikujtojmë se familja e të ndjerit Raphael Dwamena refuzoi që të bëheshin dhe të mbaheshin homazhe në Shqipëri nga klubi i Egnatias.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49591 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE