A do të rihynte sërish në “BBV”? Zhaklina Gjolla jep përgjigjen e saj të sinqertë në TAR!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të rihynte sërish në “BBV”? Zhaklina Gjolla jep përgjigjen e saj të sinqertë në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla për të na folur rreth edicionit të tretë të “BBV”. Si po i duket deri tani loja e banorëve Zhaklinës?

E kam parë “BBV” por nuk bëj tifo për asnjë. Kam ata që më pëlqejnë dhe ata që nuk më pëlqejnë por nuk e shoh dot 24 orë. Pjesa më e madhe që ata ndërveprojnë me njëri-tjetrin është pak e lodhshme. Duket sikur këta banorë i kemi njohur që sezonin e kaluar. Nëse disa banorë vitin e kaluar e kishin parë “BBV 1” këta të treshit kanë parë “BBV 2” dhe kanë nisur aty ku ka mbaruar dyshi. E kanë studiuar lojën në një aspekt tjetër dhe e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë. “BBV” të nxjerr në pah të gjitha aspektet e karakterit tënd, të hiperbolizuara pak. Aty do të dalësh me të gjitha ngjyrat pavarësisht se disa ngjyra do të theksohen më tepër. Aty duhet të rrish me veten tënde shumë. Nëse në jetën jashtë ti ke një problem dhe telefonon një prind apo një shoqe aty duhet ta mendosh mirë nëse e ndan sepse do e ndash me të gjithë shqiptarinë.

A do të rihynte Zhaklina përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Kurioze jam se si do e përballoja një eksperiencë tjetër. “BBV” është një eksperiencë e fortë, të ndryshon, nuk je më njësoj kur del. E vështirë më duket të futem përsëri, duhet të kisha një mungesë jashtë që ta bëjë këtë hap. Unë nuk e dua famën shumë si njeri. As aryeja ime e hyrjes nuk ishte fama por një kapërcim në karrierë, doja të dilja jashtë zonës së konfortit. Për njerëz që kanë qëllim famën është një mundësi shumë e mirë.

Banorët që sipas Zhaklinës do të kenë jetëgjatësi aty brenda?

Ilnisa, Meritoni, Fatjoni, Heidi, Rikja. Këta deri tani sepse janë edhe shumë dhe nuk i mbaj mend.(qesh)

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE