Kjo nuk duhej, ylli i të kuqve rrezikon seriozisht derbin me Tiranën…

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani kërkon 1 milionë euro për dy futbollistët e tij, ja për kë bëhet fjalë…

Partizani dhe Egnatia u ndalën sërish në barazim 1-1 në kryendeshjen e javës së 22- të të Superiores. Partizani nuk mori çfarë deshi në sfidën ndaj Egnatias dhe përveç kësaj humbi edhe një lojtar të rëndësishëm si Maget Gueje. Mesfushori pësoi një dëmtim në shpatull dhe la fushën mes dhimbjesh dhe frikës për një frakturë të mundshme. Nga ana tjetër trajneri analizoi sfidën, ku përgjithësisht u shpreh pozitiv për atë që skuadra dha në fushën e lojës por Shei e pranoi se dalja e Magetit ndikoi direkt në lojën e ekipit,

Në një moment kur është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, një dëmtim i Maget shkaktoi panik në kampin e kuq. Rreth minutës së 53-ë Montenegro i dha një goditje me shqelm në aksion e sipër dhe senegalezit iu desh të linte fushën mes dhimbjesh, duke u dërguar direkt në spital. Fatmirësisht nuk ka thyerje apo probleme që e mbajnë me muaj jashtë, por senegalezi rrezikon shumë derbin me Tiranën. Dje sulmuesi ka kryer rezonancën dhe pret përgjigjet ekzakte mbi problemin që ka në shpatull, por derbi me Tiranën është me të vërtetë në rrezik. Në rastin më të mirë senegalezit do t’i duheshin rreth dy javë për tu kthyer.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, media rumune “Prosport” shkruajti se disa skautë të Steauas do të zbarkonin në vendin tonë për të parë nga afër mesfushorin dhe për të nisur negociatat me Partizanin. Paraprakisht thuhet se klubi rumun është i gatshëm të japë rreth 500 mijë euro për Magetin, i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 400 mijë euro. Megjithatë, gjysmë milioni janë pak për Partizanin. Klubi i kuq e di shumë mirë se çfarë lojtari ka në dorë dhe do të kërkojë më shumë. Partizani do ta lëshonte Magetin te Steaua për një shifër prej rreth 700 mijë eurosh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49065 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE