Çdo imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale do të identifikohet nga Meta!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çdo imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale do të identifikohet nga Meta!

Gjatë muajve në vijim, Meta do të identifikojë çdo imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe postuar në rrjetet e saj sociale. “Në muajt e ardhshëm, ne do të raportojmë imazhet e postuara nga përdoruesit në Facebook, Instagram dhe Threads kur mund të zbulojmë indikacione, në përputhje me normat e industrisë, se ato janë krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale,”-tha Nick Clegg, shef i Çështjeve Ndërkombëtare në Meta.

Ndërsa Meta ka aplikuar tashmë etiketa për imazhet e krijuara me mjetin e saj Meta AI që nga zbatimi i tij në dhjetor, ne duam të jemi në gjendje ta bëjmë këtë edhe me përmbajtjen e krijuar me mjetet e kompanive të tjera, si Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock. Ne po e ndërtojmë këtë aftësi duke filluar nga sot dhe në muajt e ardhshëm do të fillojmë të hapim etiketat në të gjitha gjuhët në të cilat funksionon secili aplikacion.

Meta së fundmi ka zbuluar planet e reja për të vendosur në qendrat e të dhënave një version të ri të një çipi të personalizuar, i cili synon të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale. Çipi thuhet se mund të ndihmojë në reduktimin e varësisë së Meta-s nga kompania teknologjike Nvidia, ndërsa ajo garon për të sjell produkte me Al.

Kompania më e madhe e rrjeteve sociale është duke u përpjekur të rrisë kapacitetin e saj kompjuterik për produktet gjeneruese të Al në Facebook, Instagram, WhatsApp dhe syzet inteligjente Ray-Ban.

Thuhet se vendosja e sukseshme e çipit të personalizuar të kompanisë mund të zvogëlojë miliona euro kosto vjetore dhe miliarda të tjerë në kostot e blerjes së çipave nga kompanitë e tjera. Ky vendim u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Meta-s, i cili theksoi se çipi i ri do të funksionojë në koordinim me qindra njësi të përpunimit grafik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE