Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime, si edhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura.

Kryesisht, vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e veriperëndimit, në pjesën e parë të ditës ka reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra, si dhe intensitet të ulët.

Prezencë e mjegullës së dendur/mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
3/16
Diell re

Kukës
0/17
Diell re

Lezhë
2/17
Diell re

Dibër
0/16
Diell re

Durrës
3/20
Diell re

Tiranë
4/21
Diell re

Elbasan
5/21
Diell re

Berat
0/22
Diell re

Vlorë
0/20
Diell re

Korçë
-1/16
Diell re

Gjirokastër
-3/18
Diell re

Sarandë
2/20
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE