Jo banorët, por opinionistët dhe produksioni të zgjohen nga gjumi

vovalbania February 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Jo banorët, por opinionistët dhe produksioni të zgjohen nga gjumi

Prime i Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme u zhvillua me shumë debate dhe kaos, për shkak të zhurmës që krijohet aty dhe të gjithë i flasin sipër njëri-tjetrit. Edhe pse debatet e zgjedhur nga produksioni ishin shumë të forta për t’u diskutuar, mënyra dhe si rrodhën ngjarjen nuk ishin në nivelin e duhur.

Ajo çfarë u vu re nga të gjithë ishte një goditje frontale ndaj të gjithë banorëve, kush më shumë e kush më pak për shkak se brenda shtëpisë nuk po zhvillohen dinamike.

Goditjen më të mëdha e pësoi Romeo dhe Heidi, të cilët së fundmi janë parë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, por gjithnjë e më shumë me debate me banorët e tjerë.

Por dështimi i Prime të djeshëm nuk ishin banorët në fakt, por moderatori me dy opinionistët. Që kur ka nisur edicioni i BBV 3, nuk ka pasur asnjë moment që të mos vihej shenja e krahasimit me edicionin e kaluar dhe suksesin e tij. Kur janë bërë rreth tre javë që ka nisur ky edicion, Produksioni në mënyrë të çuditshme kërkon që të ketë suksesin e vjetshëm që tani, madje duke ua kërkuar publikisht këtë gjë banorëve.

Banorët e këtij viti në fakt, janë shumë herë më të fortë se banorët e vitit të kaluar nëse merren në mënyrë nominale, por me vetëm një ndryshim. Vitin e kaluar Big Brother Vip e bëri vetëm një person, dhe sigurisht që duhet përjashtuar nga krahasimi me Big Brother e vjetshëm.

Sulmi frontal që iu bë banorëve në fakt, nga Ledioni dhe dy opinionistët, nuk kaloi pa u vënë re. Juli, me logjikë dhe argument të fortë vuri në dyshim të madh kërkesën disi të çuditshme që kishin opinonistët ku kërkonin që të kishte më shumë sherre(jo debate), dhe madje ato mundësisht të zhvilloheshin mes Julit dhe Romeos, dy banorë që mendohet se deri tani janë më të fortë brenda asaj shtëpie.

Edhe sikur banorët të mos jenë në nivelin e debateve nuk mundet që opionistët tua thonë troç fare: Bëni sherr ju tani se jua themi ne! Ka forma të ndryshme për të bërë banorët që të krijojnë debate brenda shtëpisë , pa ua thënë “bëni sherr” ju tani.

Mbrëmjen e djeshme Ori nuk ishte në nivelin e duhur, ku shpesh opinionet e saj nuk kuptoheshin, në disa raste ishin të çuditshme, madje duke detyruar që moderatori Ledion Liço të distancohej në mënyrë të hapur nga mendimet e saj.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Arbrin, i cili në mënyrë direkte futi Albin Nakon në Big Brother për herë të dytë, përmes sulmit që ai bëri ndaj Romeos. Dhe në fakt, sulmi i Albi Nakos ndaj Romeos ishte si pasojë e presionit të Arbrit ndaj tij,”për ta zgjuar nga gjumi”.

Por banorët nuk mund të zihen dhe të shpërthejnë ndaj njëri-tjetrit pse duan opinonistët. Por ato duhet të debatojnë gjatë gjithë javës, dhe mendohen gjithë javës dhe të flasin në prime të detyruar nga opinionistët.

Një rast tjetër ishte dhe ngritja e Ilnisës si nga produksioni si nga opinionistët, duke e cilësuar atë lojtare shumë të fortë dhe finaliste.

Ishte e pakuptueshme sesi opinonisitët nuk e pyesnin Ilnisën se çfarë manipulimesh u bënë në zgjedhjen e liderit? Dhe çfarë të keqe ka nëse banorët flasin me njëri-tjetrin për të vendosur se kush do bëhet lider? Meqë duan të krahasohen me BBV2, duam t’ju rikujtojmë se vitin e kaluar bëhej fushatë hapur përpara zgjedhjes së liderit.

Më shumë sesa banorët, në fakt ato që duhet të zgjohen nga gjumi janë dy opinionistët dhe produksioni.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE