Çfarë është duke ndodhur me rrjetin social TikTok?!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë është duke ndodhur me rrjetin social TikTok?!

Pasi Universal Music Group nuk arriti një akord me TikTok-un duke hequr më pas të gjitha muzikët e këngëtarëve më të famshëm, TikTok është duke hasur një tjetër vështirësi.

“Dylan Page”, një TikTok-er mjaft i njohur, ka bërë të ditur së fundmi nëpërmjet një video se llogari të ndryshme, përfshirë edhe atë, po humbasin ndjekës të shumtë pa dëshirën e këtyre të fundit.

@dylan.pageIs this happening for you??🤔😳

♬ original sound – Dylan Page

Madje ndjekësit i shkruajnë atij se e ndjekin prej vitesh por së fundmi kanë vënë re se llogaria e tij iu është hequr nga lista e “following” papritur. Ata shtojnë se edhe pasi kanë filluar ta ndjekin, sërish llogaria është hequr automatikisht nga lista.

Një situatë e tillë ka alarmuar jo pak TikTok-erat mbarë botën.

Një reagim nga “TikTok” për këtë situatë nuk ka ardhur ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE