“Cirku opozitar”, Spiropali tregon projketligjet e miratuara!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Cirku opozitar”, Spiropali tregon projketligjet e miratuara!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjete sociale ka renditur të gjitha projektligjet e miratuara sot në Kuvend ku mbizotëroi sërish kaosi i krijuar nga deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha.

Më tej në reagim ministrja thotë se seanca e Kuvendit u zhvillua në shoqërinë e një skenë nga cirku opozitar.

Reagimi i plotë:

Sot, në shoqërinë e një skene nga cirku opozitar miratuam në Kuvend:

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027;

-Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit

Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027;

-Projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019;

-Projektligjin për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë;

-Projektligjin për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë;

-Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik”;

-Dekretin nr.10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”;

 

Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan edhe sot skenarin e kaosit në Kuvend: Me zhurmues e bilbila. Deputeti Flamur Noka mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit si ‘hakmarrje’ se nuk lanë të hynin 23 të përjashtuarit në seancë. Dash Sula hodhi euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

Skenat u ndoqën në heshtje edhe nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha. I ulur krah bashkëpunëtorit të ngushtë, Enkelejd Alibeaj dhe deputetëve të tij ishin në pritje të votimit të dy amendamenteve të propozuara prej tyre, atë sigurisë kombëtare dhe të rialokimit të 50 mln eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE