Partizani ndërmerr një nismë sociale për tu duartrokitur! Do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Partizanit i ngarkuar emocionalisht pas supersfidës, nuk del në intervistën pas ndeshjes…

Jo pak futbollistë kanë treguar se kanë gjetur shpëtimin e jetës duke u marrë me futboll. Futbolli i ka larguar nga rruga të rinjtë dhe nëse nuk do ishin marrë me futboll, nuk dihej se si jeta e tyre do të kishte përfunduar. Klubi i Partizanit ka nënshkruar sot një akord bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për një nismë sociale. Duke e parë sportin si një mjet integrimi në shoqëri, të kuqtë do të bashkëpunojnë me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në mënyrë që të përfshijnë në aktivitete sportive edhe të rinjtë që janë në qendrat e rehabilitimit dhe riedukimit. Ishte vetë klubi i kuq që e njoftoi një nismë të tillë në rrjetet sociale:

Partizani dhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) kanë konkretizuar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh për përfshirjen në aktivitete të ndryshme sportive të të miturve/ të rinjve në konflikt me ligjin, në kuadër të integrimit të tyre në shoqëri. Kjo marrëveshje ka për qëllim promovimin e sportit si një ndër mekanizmat më të mirë të parandalimit të sjelljeve të kundraligjshme te të rinjtë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është konkretizuar në ambientet e kompleksit sportiv Partizani nga Sekretari i përgjithshëm i Partizanit Z. Gerald Burba dhe Znj. Klaudia Hasanllari Drejtore e (QPKMR). Për të parën herë dy institucionet angazhohen zyrtarisht në përfshirjen e aktiviteteve sportive, jo vetëm si aktivitete argëtuese por më e rëndësishmja aktivitete edukuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE