Nxitën vajzën të qajë? Reagon ashpër familja e Ilnisës: Dyshuat lotët e një fëmije…

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nxitën vajzën të qajë? Reagon ashpër familja e Ilnisës: Dyshuat lotët e një fëmije…

Familjarët e Ilnisa Agollit kanë reaguar lidhur me videon që po bën xhiro në rrjete sociale.

Gjatë spektaklit të Big Brother Vip 3 mbrëmë, kur Ilnisa pati një telefonatë me vajzën e saj Anais, në sfond u dëgjua një zë që dukej sikur po nxiste vogëlushen të qante. Kaq u desh që rrjeti të “shpërthente” ndaj familjarëve të Ilnisës dhe produksionit.

Përmes një postimi në Instagramin e Ilnisës, i cili menaxhohet nga familjarët e banores, ata pretendojnë se komentet se “dikush nxiti vajzën të qante janë konspirative”.

Familjarët e Ilnisës thonë se në momentin e telefonatës ata nuk nxitën Anaisin të qante, por bënë të kundërtën duke e qetësuar atë nga të qarat.

“Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sesa shumë i mungon”, thonë familjarët e Ilnisës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE