Partizani me blerje të re, në dyshim mbetet ylli i të kuqve…

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani mposht 2-1 Tiranën, atmosferë elektizuese në “Air Albania”!

Klubi i kuq dita-ditës po bëhet një “market” i preferuar i klubeve më të mëdha europiane. Të kuqtë kanë në skuadër disa emra mjaft tundues, që në të ardhmen mund t’i dëgjojmë në arena shumë më të mëdha. Me zyrtarizimin e Bozo Mikuliç, merkatoja e Partizanit mund të quhet e mbyllur në hyrje dhe në dalje. Të kuqtë e nisën merkaton me disa largime, që nisën me Eros Grezdën, për të vijuar me Sabit Bilalin, Mateo Koçijan dhe Viktor da Silvën. Me të hyrë zyrtarisht në dritaren e transferimeve, klubi vendosi të ndërhyjë fillimisht në mesfushë, aty ku u afrua Redon Ismaili. Gjilanasi erdhi falas nga ekipi i qytetit të lindjes dhe iu bashkua skuadrës në Turqi.

Pak ditë më pas u zyrtarizua rikthimi i Xhuliano Skukës, i ardhur me formulën e huazimit nga Metzi. E gjithë hapësira tjetër kohore e kësaj merkatoje u përdor nga klubi i kuq për të gjetur një mbrojtës, që u finalizua vetëm në orët e fundit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se merkatoja është vulosur me ardhjen e mbrojtësit kroat, duke i mbyllur kështu derën një shitjeje të mundshme të ndonjë prej lojtarëve të kërkuar. Maget dhe Mba kanë qenë më së shumti në vëmendjen e klubeve të tjera, teksa nuk ka munguar interesi për lojtarë të tjerë. Megjithatë, në klub nuk kanë mbërritur oferta bindëse, edhe pse për Maget pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa Sivaspori është ende në lojë për ta blerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE