Plagosja në Shkodër, Drejtori i policisë vendore: Po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri…

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagosja në Shkodër, Drejtori i policisë vendore: Po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri…

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për plagosjen ndaj shtetasit Selami Brahimi e ndodhur në lagjen “Xhabiej”. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

 “Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Rreth orës 17:55, në lagjen “10 Korriku”, është qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Citroen’ në pronësi të 60-vjeçarit Selami Brahimi. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit.

Në momentin e të shtënave siç njofton policia makina ka qënë e parkuar. Nga pamjet e siguruara nga mediat vihet re se  ndaj Citroenit është qëlluar disa herë pasi pothuajse në të gjithë mjetin ka shenja të armës së zjarrit, kryesisht në pjesën e prapme të automjetit. Gjithashtu në disa sekuenca të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një dyqani të zonës shihet se në momentin kur qëllohet drejt makinës dy kalimtarë të rastit futen me vrap në dyqan të tmerruar.

Sa i përket shënjestrës, nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, kësisoj nuk ka një pistë hetimi deri në këto momente mbi ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po vëzhgohen kamerat e sigurisë ndërsa vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE