Posteri i koncertit pas daljes u komentua shumë, Ervin Gonxhi sqaron si qëndron e vërteta në TAR!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Posteri i koncertit pas daljes u komentua shumë, Ervin Gonxhi sqaron si qëndron e vërteta në TAR!

Sot i ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Ervin Gonxhi. Ai foli më shumë për ndjesitë dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek mendimi i tij për lojën e banorëve të tjerë.

Kur u pyet se çfarë do të kishte bërë ndryshe për të qëndruar më gjatë në shtëpinë e BBV ai u shpreh se nuk do të donte që të qëndronte më shumë brenda.

Nuk doja të qëndroja më shumë sepse ishte një humbje kohe në kuptimin që humbja shumë gjëra jashtë si koncertet, eventet, studiot, lekë. 

Në rrjetet sociale pas daljes së Ervinit më 30 janar qarkulloi një poster në lidhje me datën e koncertit ku ai ishte i ftuar special së bashku me grupin e tij në datë 3 shkurt dhe në lidhje me këtë vetë Ervini sqaroi gjithçka dhe tha se:

Sinqerisht dua ta sqaroj, ai poster ka qenë pa plan. Banda ime sado që unë kam qenë brenda shtëpisë 17 ditë ka vazhduar me koncertet, por fotoja ime normalisht ka qenë në poster sepse nuk mund ta ndanin dot nga grupi. Ajo ka qëlluar si situatë e tillë. Nuk është ashtu sepse më 3 shkurt kur ata kanë qenë në Itali në koncert dhe unë kam qenë në Big Brother në ‘Prime’. Njerëzit e bëjnë pak të vështirë situatën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE