“Çfarë i ke bërë vetes…”- Specialistja për ndërhyrjet estetike të Ana Kaurit: Stop! (Video)

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çfarë i ke bërë vetes…”- Specialistja për ndërhyrjet estetike të Ana Kaurit: Stop! (Video)

Ana Kauri u bë e njohur për publikun pas eksperiencës së saj vite më parë në programin e dashurisë, “Përputhen”.

Ajo mori shpejt vëmendjen e publikut për pamjen e saj.

Mirëpo me të mbaruar programi, u vu re një ndryshim te Ana, e cila u shfaq me ndërhyrje të ndryshme estetike në fytyrë, duke përmendur; buzët, hundën, relaksues të muskujve, mollëzat si edhe vijën e nofullës.

Ajo u kritikua jo pak nga ndjekësit në komente, dhe pikërisht për këto kritika, Ana Kauri foli së fundmi në një intervistë, ku pranoi se është penduar për ndërhyrjet që ka bërë pasi ato duken shumë më ndryshe në televizor.

E duket se një tjetër kritikë e ka bërë edhe specialistja për ndërhyrjet e Ana Kaurit.

E ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo iu drejtua publikisht ish-konkurrentes së “Përputhen” që të ndalojë me ndërhyrjet.

“Ajo ka qenë shumë më e bukur“, thotë specialistja teksa në ekran shfaqen disa foto të Anës, para dhe pas ndryshimit.

@zgjohu.me.mcn “Ana Kauri ka qenë më e bukur” Specialistja për ndërhyrjet e Ana Kaurit#fyp #mcntv #zgjohumemcn #borashahini #reibezhani #cubimetkaj #rafaela #annakauri ♬ original sound – Zgjohu me Mcn

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE