Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse konkurrentja e Sanremo-s po përflitet kaq shumë

BigMama, jo ajo shqiptarja, por artistja 23-vjecare italiane nga një fshat në Avellino, që debutoi në Sanremo këtë vit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kështu, këngëtarja që ka emrin e vërtetë, Marianna Mammone, po përflitet për këngën e saj pjesëmarrëse në festival, “La Rabbia Non Ti Basta”, pra “Zemërimi nuk mjafton”, një këngë mjaft e fuqishme me ritme rap, dance dhe pak elektronike.

Kjo këngën vjen si një dedikim ndaj vetes, në fakt një letër ndaj vetes, teksa artistja ka folur për dhimbjet që ka kaluar në 23 vitet e jetës së saj, nisur që nga bullimzi për shkak të pamjes e peshës, deri tek abuzimi seksual, ndërsa vjen po ashtu si një dedikim ndaj muzikës dhe mënyrës si e ka frymëzuar e “shpëtuar”.

“Kur më tallnin duke shkuar në shkollë me autobus, vendosja kufjet dhe vetëm dëgjoja muzikë. Kur isha 13 vjeç nisa të shkruaja këngë dhe të shfryja inatin dhe nervat në këngë”- ka rrëfyer BigMama, ndërsa ka deklaruar se shpreson të ndihmojë këdo që do të ndihet më mirë dhe ka nevojë për muzikën dhe eksperiencën e saj.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Marianna ka kaluar po ashtu edhe kancer në moshën 20-vjecare, që arriti ta mposhtë me kimioterapi, ndërsa gjithë historinë e jetës së saj e ka shkruar në këtë këngë, teksa ka dhuruar një performancë të shkëlqyer, me stil unik dhe një zë fantastik.

Gjithsesi, ka pasur edhe nga ata që kanë vazhduar bullizimin ndaj saj, duke e krahasuar imazhin e këngëtares me kartonë vizatimorë mbipeshë, gjë që ka bërë gjithë Rai-n, organizuesin e Sanremo, të marrin masas, sidomos kur bëhen nga personazhe të njohur apo kritikë të evenimentit.

Nga ana tjetër, BigMama ka marrë shumë, po shumë mbështetje nga ndjekësit e festivalit dhe fansat e saj, të cilët jo vetëm e vlerësojnë për performancën, por edhe e shohin si fituese të festivalit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49423 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE