Ilnisa dhe Meritoni martohen në shtëpinë e “BBV3”, vjen puthja e shumëpritur!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilnisa dhe Meritoni martohen në shtëpinë e “BBV3”, vjen puthja e shumëpritur!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare. Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do të martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri me shumicë votash u zgjodhën Ilnisa dhe Meritoni.

Theksojmë se mes tyre ende nuk kishte ndodhur puthja e parë publike në buzë dhe për këtë shumë banorë kishin dyshime në lidhjen e tyre. Ndër ta edhe Rikja, e cila priste që sonte të kishte një puthje mes Ilnisës dhe Meritonit.

 

Duket se puthja e shumëpritur ka ardhur. Ilnisa dhe Meritoni tashmë janë ‘zyrtarisht’ të martuar, pasi shkëmbyen unazat në Big Brother VIP. Gazetarja e veshur me të bardha dhe Meritoni me një kostum të zi kaluan para altarit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa dhanë një puthje në buzë së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE