Video e pabesueshme tregon drerin e egër që vrapon me skiatorët në pistat e dëborës!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video e pabesueshme tregon drerin e egër që vrapon me skiatorët në pistat e dëborës!

Një video tërheqëse u bë virale dje në mediat amerikane ku një drer i egër shihej që vraponte i kënaqur, paralelisht me skiatorët në një faqe kodre të mbuluar me dëborë në Wyoming, SHBA.

Rrjeti CBS News tregonte kafshën e egër gjigante që dukej e zbavitur nga dëbora dhe njerëzit që rrëshkisnin në të, aq sa dukej se kërkonte të garonte me ta. Skiatorët shihet që përpiqen të mbrohen nga një aksident i mundshëm me drerin e egër që vrapon i kënaqur mes tyre, duke i lënë atij lirinë e mundshme për të shijuar pistën

Rezorti malor i Jackson Hole në Wyoming në zonat qendrore të SHBA njihet si një nga pikat më të vjetra të alpinizmit dhe skive në SHBA.

Frekuentuesit e saj njihen për respektin ndaj botës së egër që shoqëron shpesh dashamirësit e sporteve dhe shëtitjeve malore.

Ju rikujtojmë se, shkencëtarët kanë njoftuar për një sëmundje e re e quajtur “sëmundja e drerit zobie”, që përhapet tek njerëzit dhe se duhet të jemi të përgatitur. Gjendja vdekjeprurëse, e njohur në mjekësi si sëmundja kronike e shpërdorimit, bën që kafshët të jargëzojnë tepër, të dobësohen, të fillojnë të pengohen dhe të shikojnë bosh. Disa ekspertë kanë frikë se sëmundja mund të përhapet te njerëzit në një mënyrë të ngjashme me sëmundjen e lopës së çmendur në vitet 1980 .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50936 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE