Arbër Hajdari komenton romancat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”: “Më pëlqen që gjërat t’i lexoj nëpërmjet sjelljes…”

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbër Hajdari komenton romancat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”: “Më pëlqen që gjërat t’i lexoj nëpërmjet sjelljes…”

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë opinionisti i “Big Brother VIP 3”, Arbër Hajdari. Arbri ndau me publikun të gjithë eksperiencën e tij në këtë format, por sigurisht duke u ndalur dhe tek opinioni i tij deri tani për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si e sheh marrëdhënien e Ilnisës me Meritonin?

Unë mendoj që ata kanë një romancë midis njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve, por nëpërmjet sjelljes. Mua më pëlqen që gjërat t’i lexoj nëpërmjet sjelljes, jo nëpërmjet fjalëve që ata thonë. Unë mendoj se kanë diçka më tepër. Edhe mund të jetë strategji, por nuk shoh se ka nxjerrë gjë në dritë nga përdorimi i kësaj marrëdhënie.

Po Bardhi dhe Sara?

Unë kam bërë thirrje të njëpasnjëshme edhe për banorët e tjerë jo vetëm për Bardhin, që nuk i kemi parë aktiv brenda shtëpisë. Bardhi është djalë i qetë, kështu ka qenë që nga dita e parë. Është një karakter që ne e kemi parë dhe herë të tjera tek lojtarë të tjerë brenda shtëpisë. Këto ditë më është dukur pak sikur Sara ka nisur një kërkesë llogarie, sikur ata kanë një marrëdhënie 30-vjeçare burrë e grua. Por kjo ka të bëjë më shumë me karakteret e të dyve, Sara ka kopmplet një karakter tjetër dhe Bardhi do që të sheshojë debatet. Mendoj që është ai person që sa kohë të jetë në “Big Brother” nuk do ketë kurrë një konflikt.

Po Romeo dhe Heidi?

Unë e kam parë herët, më është dukur një marrëdhënie e mirë. Kam më shumë merak të shoh se si ndihen vajzat. Heidi e ka reflektuar që është ndierë mirë në krah të Romeos. Ka ca momente kur vajzat tregohen shumë shumë të sinqerta dhe një nga këto momente ka qenë kur Heidi u pyet për një kompliment, cili ishte komplimenti që asaj i ka bërë përshtypje. Dhe ajo tha komplimenti: ‘ti je ndryshe’. Këtë kompliment ia ka bërë Romeo. Janë ca gjëra që ngelen tek njeriu. Duket sikur gjërat po i marrin shtruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE