Bilanci i tetorit, SPAK-u dërgoi 70 të pandehur për gjykim!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanci i tetorit, SPAK-u dërgoi 70 të pandehur për gjykim!

SPAK bën bilancin e muajit që lamë pas. Në tetor, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim tetë procedime penale me 70 të pandehur për krim të organizuar e korrupsion. Shumica e procedimeve, 6 prej tyre, me 50 të pandehur lidhen me raste korrupsioni. Dy të tjera, me 20 të pandehur, me vepra penale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur”,  thuhet në njoftimin për mediet.

Gjithashtu, gjatë këtij muaji, SPAK ka sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri dhe konkretish, 2 subjekte tregtare, 3 automjete dhe 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte. SPAK ka ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë, nga të cilat 2 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe 4 vendime nga të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 19 persona të dënuar.

Gjatë këtij muaji janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin në proces penal për 1 automjet; 14 copë aparate celularë të markave të ndryshme; 15.000 lek; 350 euro dhe 7.300 USD.

SPAK ka vënë në ekzekutim 4 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe ka dërguar 2 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja. Në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore është realizuar transferimi i procedimit penal shqiptar pranë një autoriteti të huaj ndërsah janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 4 shtetas shqiptar.

Po ashtu, SPAK ka kthyer 75 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione publike të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49062 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE