E pakënaqur me banorët, ja ankesat e Françeska Muratit!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pakënaqur me banorët, ja ankesat e Françeska Muratit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Vetëm pak ditë më parë, Françeska Murati dhe Endrik Beba janë bashkuar si dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Françeska Murati ka shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi është pritur nga banorët e vjetër, duke e cilësuar të pahijshme sjelljen dhe mënyrën e tyre të komunikimit.

Vetëm këtë muhabet dinë, ti je kot, ti je në gjumë ik, ti ke hapur çadrat je pushim, u bajatën. Jo vetëm Juli, ka shumë që i thonë këto gjëra. U lodha. Kam tre ditë këtu dhe u lodha nga ky muhabet. Ata le të sulmojnë, unë për atë punë jam këtu. U munduan të më kapnin mbrëmë, hajde pak këtu ti goce. Nuk është kjo mënyra e komunikimit të duhur. Hajde ti goce këtu më sqaro mua. Nëse ti ke një pakënaqësi mund të më vish përpara. Jam e komunikueshme, jam e hapur, nuk jam e mbyllur. Dhe të më pyesësh jam e pakënaqur me këtë gjë, a më jep dot një shpjegim? Kanë pakënaqësi ndaj meje, ndërkohë që ishin gjithë ata veta që votuan aty. Unë nuk bëra asnjë gjë jam në rregull me veten time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE