Ngordh në moshën 75-vjeçare flamingo Ingo, më i vjetri i kopshtit zoologjik!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngordh në moshën 75-vjeçare flamingo Ingo, më i vjetri i kopshtit zoologjik!

Fatkeqësisht ka ngordhur flamingo Ingo, që besohet të jetë ‘banori’ më i vjetër i kopshtit zoologjik të Berlinit. “Flamingo Ingo ka ngordhur. Ai jetoi 75 vjeç. Flamingo rozë jetonte në Berlin që nga viti 1955, një legjendë e vërtetë!”,-njoftoi kopshti zoologjik në rrjetet sociale.

Unaza rreth këmbës së Ingos, e zbuluar disa vite më parë, lexon Kajro 23 qershor 1948. Kjo do të thotë se Ingo ishte më i vjetër se gorilla Fatou nga i njëjti kopsht zoologjik, e cila ka lindur në vitin 1957. Nuk është e sigurt se data e përmendur është edhe dita kur Ingo erdhi në jetë, duke qenë se dokumentet e tjera që mund ta vërtetonin këtë nuk janë ruajtur.

Flamingot në natyrë jetojnë mesatarisht rreth 30 vjet. Kopshti zoologjik njoftoi se Ingo ndoshta kishte pasardhës, por nuk janë ruajtur të dhëna për ta konfirmuar këtë. Kujdestari i kopshtit zoologjik Thomas Lenzner shpjegoi se kjo ishte pjesërisht për shkak të mungesës së grabitqarëve natyrorë në kopshtin zoologjik, si dhe për kujdesin veterinar me cilësi të lartë dhe ushqimin e optimizuar që përmbante gjithashtu karotenoidë, falë të cilave Ingo kishte një ngjyrë të butë rozë të puplave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE