Argjira reagon e shokuar nga fyerjet e Eglës ndaj Gracianos: Pa fjalë!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Argjira reagon e shokuar nga fyerjet e Eglës ndaj Gracianos: Pa fjalë!

Partnerja e Gracianos, Argjira ka reaguar lidhur me debatin që ndodhi mbrëmjen e sotme mes balerinit dhe Eglës, ku kjo e fundit e ofendoi me etiketime të pahijshme.

“Je i bardhë komplet me sy të zgurdulluar! Një qenie monstruoze!”, iu drejtua Egla ndër të tjera.

Në një postim në Instagram, krahas videos së debatit të dyshes, Argjira ka shkruar: “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”

Graciano dukej i prekur nga komenti i rëndë i Eglës, ndërsa vlen të theksojmë se dy banorët kanë patur përplasje të shpeshta me njëri-tjetrin brenda shtëpisë.

Zanafilla kanë qenë ‘të mbathurat’ nga meshkujt dhe trafiku në tualet, që aktorja duket se i paska shumë problem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49064 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE