Dinamo përmbys ndeshjen dhe fut në krizë të kuqtë…

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dinamo përmbys ndeshjen dhe fut në krizë të kuqtë…

Partizani u përball sot me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Të kuqtë ishin nën presionin e rezultateve të javëve të fundit, ku pavarësisht lojës, nuk ka arritur të fitojë ndaj dy kundërshtarëve si Vllaznia dhe Egnatia. Skuadra e kuqe kërkonte që pas një humbjeje dhe dy barazimesh, të demonstrojë forcën ndaj rivalëve të qytetit dhe të tregojë edhe një herë se është e gatshme të ndjekë ritmin e Egnatias, madje edhe t’i afrohet.

Dinamo ka dhënë një sinjal të fortë me fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mundur Partizanin në derbi dhe ka zhytur edhe më shumë në krizë skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi. Në një duel shumë të luftuar, ishin të kuqtë të parët që kaluan në avantazh, por me Dinamon që u shfaq shumë herë kërkuese para portës. Pjesa e dytë foli plotësisht për blutë që kërkuan me ngulm golat dhe i gjetën me anë të Kaçorrit e më pas me Vilën i cili vulosi përmbysjen dhe i dha tre pikë shumë të vlefshme ekipit të tij që bëhet tashmë pretendent i denjë për “Final Four”. Ndërsa për Partizanin vazhdon e thellohet kriza, me katër ndeshje pa fitore, ku dy janë humbje, që tregon më së miri se ekipi kampion në fuqi ka shumë probleme të dukshme në këtë sezon pavarësisht pretendimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE