Kancelari gjerman Scholz në Uashington, fokusi te Ukraina në bisedën me Biden-in!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kancelari gjerman Scholz në Uashington, fokusi te Ukraina në bisedën me Biden-in!

Ukraina ishte në fokus të një takimi të presidentit amerikan, Joe Biden me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Biden u shpreh se Kongresi do të ishte përgjegjës nëse dështon të miratojë paketën financiare në ndihmë të Ukrainës. Ndërkaq, falënderoi të premten kancelarin Scholz lidhur me veprimet e tij për të siguruar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Kievin.

Scholz, i cili po qëndron në Uashington për të mbështetur përpjekjet e presidentit Biden për të siguruar fondet për Kievin u takua me presidentin në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, si edhe krizën në Lindjen e Mesme.

Scholz u deklarua i kënaqur që Europa ka marrë vendimin për të ofruar mbështetjen financiare për Ukrainën.

Po ashtu, Gjermania është e gatshme të rrisë mbështetjen e saj për furnizimin me armatime. Shpresoj se Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve do t’ju përkahë dhe do të vendos për ofrimin e mbështetjes së nevojshme.

Dy ditë më parë, Senati Amerikan ra dakord që të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.

Scholz tha për gazetarët se presidenti rus Putin “tregoi me detaje një histori plotësisht absurde për origjinën e luftës së tij”, gjatë intervistës me ish-prezantuesin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, e transmetuar më 8 shkurt.

Ka një arsye të qartë dhe ajo është dëshira e presidentit të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës.

I pyetur rreth sugjerimit të Putinit për shkëmbimin e të burgosurve, gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili mbahet në burg në Rusi prej afro një viti, me Vadim Krasikov, të cilin një gjykatë gjermane e shpalli fajtor për vrasjen e një ish-lideri kryengritës çeçen në Berlin, Scholz tha se kjo çështje nuk duhet të diskutohet publikisht.

Javën e kaluar, Bashkimi Europian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare me vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën. Teksa synon të anëtarësohet në NATO, Ukraina mbështetet te vendet perëndimore për ndihmën ushtarake dhe financiare.

Të enjten, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se presidenti Biden dhe kancelari Scholz gjithashtu ka të ngjarë të diskutojnë situatën në Gaza dhe kërcënimet nga rebelët Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE