Ndoshta jeni duke e kaluar këtë fazë, çfarë duhet të dini për mpirjen emocionale!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndoshta jeni duke e kaluar këtë fazë, çfarë duhet të dini për mpirjen emocionale!

Mpirja emocionale i referohet limitimit të përgjigjes emocionale ndaj ndodhive të jashtme dhe të brendshme. Ajo mund të jetë një simptomë e një problemi shëndetësor ose efekt anësor i mjekimeve të ndryshme. Jo çdo njeri e përjeton mpirjen emocionale njësoj. Por nëse ke kuptuar se nuk ke dëshirë apo reagim ndaj ngjarjeve apo situatave që më parë reagoje, atëherë, ka gjasa të jesh duke e përjetuar.

Nëse je në një situatë mërzie apo lumturie dhe nuk ndjen asnjërën prej tyre, gjasat janë që je i/e mpirë emocionalisht. Shenja të tjera dalluese të saj janë nivel i vazhdueshëm i ulët i energjisë dhe motivimit, indiferencë ndaj gjërave dhe njerëzve që më parë të interesonin, një ndjesi sikur asgjë nuk ka vlerë, ndjesia e shkëputjes ndaj vetes dhe gjërave në jetën tënde, mungesë e shprehive dhe mimikave që tregojnë si ndihesh.

Njerëzit që e kanë provuar e shpjegojnë mpirjen emocionale si një ndjesi boshllëku ndërsa të tjerë thonë se ndihen të izoluar. Kjo sindromë shkaktohet përgjithësisht kur personi po kalon situatë stresuese dhe traumatike. Mund të jetë efekt anësor i mjekimeve të caktuara dhe ndihet tek ata individë që kanë probleme specifike të shëndetit mendor. Kjo gjendje është përgjithësisht e përkohshme dhe mund të zgjasë pak ditë. Për të ndihmuar veten mund të mbash një dietë të balancuar, të përpiqesh të flesh 7 ose 8 orë dhe të bësh aktivitet fizik.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE