Sara flet për lidhjen që ka lënë pezull jashtë me boksierin: “Ai ka ndeshje sot, dua të fitojë…”

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara flet për lidhjen që ka lënë pezull jashtë me boksierin: “Ai ka ndeshje sot, dua të fitojë…”

Sara Gjordeni është një nga banoret më të komentuara të BBV dhe jo vetëm për lojën e saj, por edhe raportet romantike.

Brenda shtëpisë ajo ka nisur një histori me Bardhin, e cila tashmë është zyrtarizuar me anë të një puthjeje.

Mirëpo, po atë natë në shtëpi hyri ish partneri i saj, Endrik Beba, për të cilin Sara tha se ka qenë e fejuar, deklaratë kjo që u mohua nga familja e Endrikut.

Ndërkohë para kësaj historie, kur raporti me Bardhin sapo kishte nisur, në Instagramin e Sarës u bë virale një foto që ajo ende e kishte, ku mbante dorën e një mashkulli, e cila në rrjet u komentua me fjalinë “la boksierin për reperin”, pasi thuhej se djali në foto ishte një boksier.

Ndërsa sot, Sara ka folur vet brenda shtëpisë për marrëdhënien që ka lënë jashtë me të. Ajo është shprehur se nuk ka pasur një ndarje definitive me të dhe se sot ndihet shumë në siklet, pasi ai ka një ndeshje shumë të rëndësishme.

Ajo gjithashtu u shpreh se Bardhi është në dijeni të kësaj marrëdhënie të lënë pezull dhe e mirëkupton.

Bëhet fjalë për boksierin Jurgen Uldedaj, i cili sot ka një ndeshje mjaft të rëndësishme boksi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE