Sulmet izraelite në Rafah, palestinezët nuk kanë më opsione strehimi!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet izraelite në Rafah, palestinezët nuk kanë më opsione strehimi!

Sulmet ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah kanë goditur disa zona të mbipopulluara me palestinezë. Kjo pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar trupat e tij që të “përgatiten për të vepruar”.

Qyteti Rafah është kthyer në zonën e fundit ku kanë mundur të strehohen deri më tani palestinezët, pas nisjes së luftës më 7 tetor të vitit të kaluar. Kjo luftë është nxitur prej sulmeve të Hamasit në tokën izraelite duke vrarë mbi 1 mijë e 200 izraelitë. 240 persona u morën pengje.

Hamasi, grupi radikal palestinez i cili udhëheq Gazën është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimit Europian. Ofensiva e kryeministrit izraelit Netanyahu në Rafah nga ku vlerësohet se kanë ikur 1.3 milion njerëz është dënuar prej grupeve për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu Uashingtonit. Palestinezët ankohen se nuk kanë më vend ku të ikin.

Dëshmitarët raportuan për sulme të reja në Rafah, në orët e para të ditës së sotme. Ushtria izraelite i ka intensifikuar sulmet ajrore e ka shqetësime se mund të nisë edhe një ofensivë tokësore.

Nuk e dimë as ku të shkojmë.

Rafahu është i vetmi qytet në Rripin e Gazës ku ende nuk kanë hyrë forcat e ushtrisë izraelite dhe është pika nga ku hyjnë ndihmat për palestinezët.

Drejtuesve ushtarakë, Netanyahu iu kërkoi “t’i dorëzojnë kabinetit qeveritar një plan të kombinuar për evakuim të popullsisë dhe shkatërrim të batalioneve të militantëve të Hamasit, të fshehur në Rafah”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të qartë se nuk e mbështet ofensivën tokësore në Rafah, duke paralajmëruar që nëse nuk planifikohet ashtu si duhet, operacioni rrezikon që të shkaktojë një “katastrofë”.

Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetëset kryesore ndërkombëtare të Izraelit dhe ndajnë miliarda dollarë ndihmë për ushtrinë e shtetit hebraik. Por, në shenjë zemërimi për atë që po ndodh, presidenti amerikan, Joe Biden foli ashpër e në një deklaratë me tone kritike ndaj Izraelit, theksoi se hakmarrja për sulmin e Hamasit ka shkuar shumë larg.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 27 mijë njerëz janë vrarë në Gaza, si pasojë e ofensivës izraelite. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE