Trajneri Shehi flet pas humbjes në derbin ndaj Dinamos…

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Partizanit i ngarkuar emocionalisht pas supersfidës, nuk del në intervistën pas ndeshjes…

Dinamo ka dhënë një sinjal të fortë me fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mundur Partizanin në derbi dhe ka zhytur edhe më shumë në krizë skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi. Trajneri i të kuqve foli pas humbjes me Dinamon në intervistën pas ndeshjes duke thënë:

Rezultati na ka futur në presion. Futja në presion ka një ngërç. Më vjen keq kur e humb ndeshjen. Në fazë mbrojtëse të marrësh dy gola në atë mënyrë. Te goli i parë qëndruan të gjithë poshtë linjës së topit. Nuk bëjmë presion si te lojtarët me top, por dhe te shoqërimi i portierit. E thash pak më parë që presioni, trysnia, na bënë që të futemi në një errësirë. Varet se si e shikon gotën. Duke qenë pjesë e një klubi të madh dhe kërkesat janë maksimale. Kjo është humbja e dytë. Me Laçin kemi luajtur mirë. kemi bërë dy barazime dhe një fitore. Sot e çuam ndeshjen 1-0 shumë shpejtë. Trysnia dhe presioni. Sapo pësojmë golin, skuadra fiket. Ndeshje të tjera kemi bërë performanca të mira. performanca e mirë duhet të konkretizohet me gol dhe rezultat. Edhe pse rezultati fut njerëzsit në presion. Nuk jam këtu të gjej justifikim te humbja. I pari i punës e merr përgjegjësinë vetë. në futboll po nuk ishe agresiv, po nuk pate atë gjendjen e alertit, po nuk vlerësove situatën, shkon në këtë pozitë ku jemi. Nuk kemi ndryshuar shumë njerëz nga ndeshja e kaluar. Mungon Maget dhe duhet të fusim një mesfushor tjhetër. Ndërrimet ishin dhe për shkak të konsumit. Nuk menduam fare për më pas, por vetëm për ditën e sotme. Mendoj se ishim të gjithë për rendimentin. Ismailaj është lojtar që ka ardhur tani. U rikthye Murataj nga kartonët. Pastaj për Albanin (Hoxha) e donim në fushë për shkak të prezencës. Pano (Qirko) mendoj se është portieri më i mirë i kampionatit tonë. por vetëm prezenca dhe eksperienca ishte, asgjë tjetër. Mendoj se është ngërç psikologjik. Të pësosh gola të tillë nuk ka të bëjë ana fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE