“Kemi qënë për disa muaj bashkë, ishte zhgënjimi im i parë”/ Sara flet ‘pa dorashka’ për Endrikun

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kemi qënë për disa muaj bashkë, ishte zhgënjimi im i parë”/ Sara flet ‘pa dorashka’ për Endrikun

Ndonëse është banori më i ri i spektaklit televiziv “BBVA3”, këngëtari Endrik Beba ka trazuar disi ujërat në atë shtëpi pasi ishte ish i dashuri i Sara Gjordenit, lidhja e të cilëve u komentua gjerë në media.

Para 9 vitesh ato kanë pasur një lidhje, ku mesa duket tradhëtia e këngëtarit ka sjell ndarjen e cila ishte zhgënjimi i parë për Sarën.

E thirrur në dhomën e rrëfimit, Sara rrëfeu historinë ku tha:

“Unë me Endrikun kam pasur një lidhje, gjithashtu ai më ka shkruar edhe një këngë ku unë jam në videoklip. Ai ka ardhur në shtëpinë time në Greqi, ka takuar nënën, gjithashtu dhe unë familjen e tij. Gjatë lidhjes unë zbulova që ai mbante akoma lidhje me ishin, me të cilën ai u martua pasi u nda nga unë. Ai ishte zhgënjimi im i parë. Por kanë kaluar shumë vite, dhe kam vënë re që ai ka ndryshuar.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE