Si hakmerret Selena Gomez me ish-at e saj? Lidhet me shokët e tyre…

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si hakmerret Selena Gomez me ish-at e saj? Lidhet me shokët e tyre…

Ylli i muzikës pop Selena Gomez ka konfirmuar se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber. Ajo komentoi si fillim “Fakte” nën një postim postuar nga llogaria ‘Popfaction’ që thonte, “Selena Gomez mesa duket konfirmon që është në një lidhje”. Këngëtarja gjithashtu i bëri like fotografisë së ‘Popfaction’ me titull, “Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco”. Por kjo nuk është e gjitha.

‘Screenshotet’ e siguruara nga fansat tregojnë llogarinë në Instagram të Gomez që mbron atë dhe romancën e supozuar me Blanco-s.Në një koment, 35 vjeçarja tha se Blanco, është absolutisht gjithçka që ajo ka, ndërsa në një tjetër, ajo pretendoi se ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë. Në një koment të tretë ajo tha se ai e ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet.

Blanco ishte në ditëlindjen e 31-të të Gomez në korrik madje e uroi edhe në mediat sociale në atë kohë. Benny është një kompozitor dhe producent diskografik, i cili ka punuar me disa këngëtarë, duke përfshirë Selena-n dhe ish-at e saj Justin Bieber dhe The Weeknd. Disa nga mega hitet që ai ka prodhuar përfshijnë “Teenage Dream” të Katy Perry, “Tik Tok” të Kesha, “Circus” të Britney Spears dhe “Moves Like Jagger” të Maroon 5.

Dyshja filloi të punonte së bashku më shumë se tetë vjet më parë. Benny ndihmoi në shkrimin dhe prodhimin e këngëve të Selena-s në Revival të vitit 2015 “Same Old Love” dhe “Kill Em With Kindness”, përpara se të merrte pjesë në këngën “I Can’t Get Enough” të këngëtares 2019 me Tainy dhe J Balvin. Së fundmi, ai bashkëpunoi me të në “Single Soon”, të cilin ajo e publikoi në gusht. Rikujtojmë, se artistja u përfol për një romancë dashurie me Chainsmokers Drew Taggart në fillim të këtij viti, ndërkohë që në mars u pa duke u puthur me Zayn Malik gjatë një darke në NYC. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE