“Nuk të afrohem më kurrë…”/Sara dhe Bardhi vendosin të ndahen?!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk të afrohem më kurrë…”/Sara dhe Bardhi vendosin të ndahen?!

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e kaluar,  Sara dhe Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër dhe shkak për këtë janë bërë ankesat e modeles ndaj këngëtarit se ai nuk e mbron dhe heziton gjithë kohës kur duhet t’i dalë për zot si femra e tij.

Sipas Sarës, gjithçka nisi nga debati me Ilnisën dhe përfundoi tek komentet sarkastike të opinionistëve se “Sara rreh Bardhin”. Modelja i ka bërë të ditur këngëtarit se në Big Brother nuk erdhi për t’u njohur, por për të fituar dhe ai duhet ta mbështesë në rrugëtimin e saj, gjë të cilën e ka bërë vetëm 3 herë që kur janë njohur duke dështuar si mashkull.

Përballë kësaj deklarate, këngëtari është përgjigjur duke thënë se ka bërë sakrifica të cilat nuk do t’i përmendi dhe se “nuk është jeta Prime”, por Sara theksoi se ai është duke u ndikuar dhe kritikuar atë gjithë kohën.

Në përfundim të bisedës çifti ka arritur në akord se nuk mund të ndryshojnë njeri tjetrin dhe për këtë duhet të ndajnë rrugët në shtëpi. “Nëse do të doja të të njihja, do të shkruaja si njeri në Instagram”, tha Sara, duke shtuar më vonë se për momentin është mirë që t’i japin fund dhe nëse është e shkruar të vijojnë prap kur të dalin nga shtëpia.

Kur gjithçkaje u duk se ju vu kapaku, çifti duket se i kanë sheshuar sërish ujërat, ndërsa pas një bisede të gjatë konsturktive për nominimin e fortë Romeo-Heidi-Elvis të kryer nga Garciano pas hapjes së Kutisë së Pandorës, janë parë sërish në krahët e njëri tjetrit. Momentet romantike janë pasuar me puthje pasionate dhe përqafime në krevat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE