Rama pas Asamblesë Kombëtare të PS: Miratuam Planin e Veprimit 15 shkurt-15 mars! Kishte qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama pas Asamblesë Kombëtare të PS: Miratuam Planin e Veprimit 15 shkurt-15 mars! Kishte qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku!

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar.

“Kemi bërë mbledhje me diskutime të shumta me shumë anëtarë. Ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme.

Ka pasur qasje vetëkritike nga të gjithë se bashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat se duhen verifikuar në burim. Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike.”

Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një process shumë kapilar që kemi nisur, shqetësimë që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS, nëse mund të flasim për ktitika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim, jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhet në organizatën tonë. Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjnmë në process, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE