Reagon vëllai i Ilnisës pas mesazheve të fshehura të vëllait të Meritonit

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon vëllai i Ilnisës pas mesazheve të fshehura të vëllait të Meritonit

Mbrëmjen e djeshme, Meriton Mjekiqi u surprizua nga vëllai i tij, Rinori brenda shtëpisë së BBV.

Takimi i tyre ishte mjaft emocionues por ajo që mori vëmendjen e gjithë publikut ishte momenti kur Ledioni i ofroi si mundësi Rinorit për të takuar edhe ndonjë banor tjetër, për të cilën ai refuzoi.

Madje, i pyetur drejtpërdrejt se çfarë mendimi ka për dasmën e Meritonit me Ilnisën, Rinori tha se e sheh vetëm në kuadër të lojës dhe asgjë më shumë, duke refuzuar gjithashtu ta takojë Ilnisën.

Ndërsa sot, në BBV Fan Club ka qenë i ftuar vëllai i Ilnisës, i cili u pyet pikërisht për deklaratën e Rinorit.

“Unë pashë në atë takim shumë emocione mes vëllezërve. Mbase ai emocion ka arritur që të mbysi mënyrën e duhur të shprehisë.

Javën e kaluar që isha tek Ronaldo, ai më bëri një pyetje: Në qoftë se do të jesh i ftuar në shtëpi, a do ta takoje Meritonin?

I thashë sigurisht që po. Jo vetëm si çështje qytetarie por si një ndër personat që i ka qëndruar pranë Ilnisës.

Unë nuk po them që Rinori ka dhënë mesazhe të gabuara. Unë nga ana ime po them që jemi në pozita të barabarta, jemi dy vëllezër. Unë nuk mund të hamendësoj çfarë ka përjetuar Rinori në atë intensitet minutash të atij takimi”, tregoi ai.

Të ka prekur ty qëndrimi i Rinorit?

“Aspak. Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri-tjetrin për vendimet që marrim”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50832 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE