Rinori refuzoi të takonte Ilnisën, reagon për herë të parë vëllai i saj: Nëse do isha unë…

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rinori refuzoi të takonte Ilnisën, reagon për herë të parë vëllai i saj: Nëse do isha unë…

Vëllai i Ilnisa Agolli, ka komentuar deklaratën dhe qëndrimin e vëllait të Meriton Mjekiqit, Rinorit, për dasmën që dy banorët zhvilluan në “Big Brother VIP”.

ilnisa agolli vellai meritom mjekiqi dasma rinori

Rinori ka surprizuar të vëllain mbrëmjen e djeshme, por refuzoi të takonte Ilnisës, ndërsa për dasmën u shpreh se e ka parë në kuadër të lojës.

Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Fan Club”, vëllai i Ilnisës është shprehur se takimi mes dy vëllezërve ka qenë emocionues dhe se sipas tij, qëndrimi i Rinori ndaj Ilnisës nuk e ka prekur, por ka dhënë mesazhe të gabuara.

meritoni rinori

“Unë pashë në atë takim shumë emocione mes vëllezërve. Mbase ai emocion ka arritur që të mbysi mënyrën e duhur të shprehisë. Unë javën e kaluar që isha tek Ronaldo, ai më bëri një pyetje: Në qoftë se do të jesh i ftuar në shtëpi, a do ta takoje Meritonin? Unë i thashë sigurisht që po. Jo vetëm si çështje qytetarie por si një ndër personat që i ka qëndruar pranë Ilnisës. Unë nuk po them që Rinori ka dhënë mesazhe të gabuara. Unë nga ana ime po them që jemi në pozita të barabarta, jemi dy vëllezër. Unë nuk mund të hamendësoj çfarë ka përjetuar Rinori në atë intensitet minutash të atij takimi”, u shpreh vëllai i gazetares.

Të ka prekur ty qëndrimi i Rinorit?

“Aspak. Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri-tjetrin për vendimet që marrim”, tha ai.

Kujtojmë se Rinori u pyet gjatë kohë që ishte me Meritonin nëse donte të takonte dikë tjetër në shtëpi dhe ai u përgjigj: Jo.

Qëndrimi i tij u komentua edhe nga opinionistët, të cilët thanë se refuzimi i tij për të takuar Ilnisën ishte një mesazh jo pozitiv për raportin e saj me Meritonin brenda shtëpisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE