Arbër Hajdari do të bëhet së shpejti baba, zbulohet gjinia e fëmijës

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbër Hajdari do të bëhet së shpejti baba, zbulohet gjinia e fëmijës

Në tetor të vitit të shkuar, Arbër Hajdari kurorëzoi në martesë lidhjen disa vjeçare me partneren e tij, Vlera Devolli.

Duke mos qenë një personazh publik i përfshirë në showbizin rozë, Arbri ka qenë gjithnjë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private.

Mirëpo gjatë puntatës së sotme në “Më lër të flas”, ish opinionisti i BBV ndau për herë të parë një lajm të bukur.

Arbri tregoi se partnerja e tij është shtatzënë dhe se shumë shpejt ai do të bëhet baba, tek shtoi se këto festa do ta gjejnë ndryshe.

Ai gjithashtu bëri të ditur edhe gjininë e fëmijës e cila do të jetë një vajzë. Arbri u shpreh se Zoti ia dëgjoi lutjet pasi dëshira e tij ishte të bëhej pikërisht babai i një vajze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE