Jo vetëm Milani, shtohen dhe dy ekipe të mëdha që kërkojnë talentin e Real Madridit…

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm Milani, shtohen dhe dy ekipe të mëdha që kërkojnë talentin e Real Madridit…

rda Guler u transferua me shumë bujë te Real Madridi në verën e vitit 2023, kur Los Blancos paguan 20 milionë euro te Fenerbahce për ta fituar garën për talentin turk. Megjithatë kur ka kaluar gjysma e sezonit, Guler ka vetëm tre ndeshje të zhvilluara dhe në total 76 minuta që është shumë pak për një futbollist të ri si ai që ka nevojë për sa më shumë lojë. Real Madridi është i gatshëm që ta huazoj nga sezoni i ardhshëm talentin turk në mënyrë që ai të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur dhe që të rikthehen në të ardhmen në Santiago Bernabeu si futbollist i rëndësishëm.

Marca ka raportuar se gjiganti italian AC Milan ka biseduar me Real Madridin dhe ka kërkuar huazimin e turkut për sezonin e ri. Te Reali janë duke e vlerësuar situatën e lojtarit me lëndimet dhe duan ta shohin se si do të jetë paraqitja e tij deri në fund të sezonit para se të marrin vendim për huazimin e tij. Megjithatë dëshira e lojtarit është të mbetet në Madrid dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë. Gjithsesi duke marrë parasysh raportet e shkëlqyera që kanë dy klubet, nuk përjashtohet mundësia që 18-vjeçari në sezonin e ri të luaj me fanellën e gjigantit italian si i huazuar, por që Milani nuk do ta ketë të drejtën e blerjes. Mbetet ende për tu parë se çfarë do të ndodh me Arda Guler, nëse do të vazhdoj të qëndroj në Madrid dhe të provojë shanset e tij, apo të provojë një eksperiencë të re jashtë Madridit.

Por së fundmi në garë për yllin turk janë futur edhe dy klube të tjera, Tottenham Hotspur në Angli dhe Bayer Leverkusen në Bundesliga. Të dy klubet duan huazimin e lojtarit dhe janë të gatshme të paguajnë edhe pagën e tij për një sezon. Nga ana tjetër në Madrid janë të bindur se huazimi do t’i bëj mirë Arda Gulerit, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë shitjen e përhershme të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE