Miku i Elvisit: Pse duhet të qëndrojë akoma në BBV

vovalbania February 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Miku i Elvisit: Pse duhet të qëndrojë akoma në BBV

Nga Ermal Vija

Kur zyrtarisht sapo ka shpërthyer edhe ajo për çfarë edhe identifikohet një Reality Show si Big Brother VIP, në pameritë të plotë të tij Elvis Myrta, që identifikohet edhe sin “Panda” e BBV, është në një nominim serioz.

Ai u vendos përballë dy miqve të tij më të afërt, Romeo dhe Heidi, që po ashtu janë në kulmin e vëmendjes për shkak të një raporti ende të pazyrtarizuar mes tyre. Kjo nuk e rrezikon aspak Elvisin për dy arsye. E para sepse nëse ai del (që gjasat janë shumë të pakta, e për këtë flasim më poshtë), ai do të ndeshet me një lum miqsh e fansash të zjarrtë, të cilët e presin me krahët hapur ndonëse nuk do pajtoheshin dot me shifrat e statistikat, për shkak se kanë dhënë një mbështetje super të madhe, ndaj atij që deri dje përkufizohej si ‘urtësia e shtëpisë’.

Së dyti, sepse dalja e tij në nominim, e bën atë gjithashtu fitues për një arsye të thjeshtë. Elvisi nuk kontestoi por premtoi spektakël nëse mbështetësit e tij jashtë, apo fati me biletën e kthimit do i japin të drejtën për të kaluar në një nivel tjetër të lojës. Lisi u vetë-ofrua për të dalë që jeta e dashuria të triumfonte sikurse nuk mund të binte në kontraditë për hir të lojës me parimet me të cilat e prezantoi veten që në fillim. Po ta mendojmë kontekstin e kësaj loje, lojës brenda dhe asaj jashtë. Merremi me këtë të dytën.

Rrallë ka ndodhur që fjala vjen një këngëtar të unifikojë dhe bëjë bashkë gjithë këngëtarët e tjerë për ta mbështetur, një aktor-aktorët e tjerë, apo një miss-misset e tjera, sikurse ndodhi me Elvisin. Nuk është e thjeshtë sidomos për gazetarët e sektorit të kronikës, që të ofrojnë një suport kaq të madh për një njeri, për njërin prej tyre, e kjo nuk ndodh rastësisht, por se Elvisi është më i miri.

E siç u bënë kolegët e tij, janë sot duke folur e votuar pasivisht për të mijëra njerëz, që kanë mbushur celularët tanë me fotografi të lumit të votave, janë juristë, sektor publik, privat, shërbime të rendit, avokatisë, populli i thjesht e dashamir që gjejnë tek Elvisi djalin karizmatik, të thjeshtë dhe të kuptueshëm, atë që rrallë ndodh ta shohësh nëpër realitete të tilla ku të gjithë vuajnë për atë vëmendjen e sëmurë.

Lisi hyri në zemrat e njerëzve si një prej tyre, thjeshtë, me dashuri, batuta e situata të këndshme. Gjithë mbështetja që Elvisi ka nga jashtë, nuk është e organizuar, por spontane që e fitoi ai vetë, sepse një njeri sado lart të ngresh me propagandë e financa, ai bie, dhe bie me kokë. Kështu që Elvisi edhe nëse bie, do bie aq butë, në krahët e mijërave që e duan shumë. Por është herët, prisni dhe ca…..

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE