28-29 shkurt, Samiti i Paqes në Tiranë/ Presidenti Zelensky për herë të parë në Shqipëri!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
28-29 shkurt, Samiti i Paqes në Tiranë/ Presidenti Zelensky për herë të parë në Shqipëri!

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy dhe liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të marrin pjesë në Samitin e Paqes në Tiranë, të ndarë në dy ditë, më 28 dhe 29 shkurt.

Më 28 shkurt në Tiranë merr pjesë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë  në Shqipëri.

Një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Fokusi i këtij samiti do të jetë lufta prej dy vitesh që po zhvillohet nga forcat ruse, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Kujtojmë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që më parë paralajmëroi samitin në Tiranë dhe vizitën e Zelenskyt.

Gjatë mandatit dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria luajti një rol aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si një prej vendeve që ka mbështetur Ukrainën.

Shqipëria ishte krah Shteteve të bashkuara të Amerikës si bashkëpenëmbajtëse e çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE