Burg të përjetshëm për futbollistin italian Giovanni Padovanni, dhunoi për vdekje të dashurën e tij!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burg të përjetshëm për futbollistin italian Giovanni Padovanni, dhunoi për vdekje të dashurën e tij!

Alessandra Matteuzzi, vdiq tragjikisht më 23 gusht 2022, kur u rrah për vdekje me çekiç dhe sende të tjera, duke përfshirë një shkop bejsbolli, nga ish-partneri i saj 27-vjeçar, Giovanni Padovanni, një futbollist italian. Lojtari dhe modeli, i cili luajti për një kohë si qendërmbrojtës te Sancataldese, kishte rrëmbyer me makinë 56-vjeçaren jashtë shtëpisë së saj në Bologna.

Së fundmi, një gjykatë italiane në Bologna e dënoi futbollistin me burgim të përjetshëëm. Sipas mediave italiane, çifit kishte rreth një vit së bashku, por ata kaluan periudha në distancë gjatë lidhjes së tyre, pasi Alessandra jetonte në Bologna, ndërsa Padovani ishte futbollist dhe model në Siçili.

I pandehuri thuhet se u përpoq të pretendonte se nuk ishte në gjendjen e duhur mendore në momentin e dhunës, duke i thënë gjykatës:

Nëse do të isha plotësisht i arsyeshëm meritoja një dënim të përjetshëm. Por nëse mendoni se kishte diçka jonormale me sjelljen time, atëherë jo të përjetshëm. Nuk isha mirë, sepse njeriu që është mirë nuk vret një tjetër. Jam në një makth, pendimi im është një barrë më e rëndë se burgu.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE