Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca ndaj Belerit, para GJKKO-së aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit!

Në GJKKO, sot pritet të jepet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar dhe arrestuar për korrupsion në zgjedhje.

Pak para seancës, një aktivist tentoi të digjte flamurin me simbole të Greqisë, por u ndalua dhe u shoqërua nga policia.

Pasi kreu i PBDNJ dhe simpatizantë të tjerë hynë brenda gjykatës për të ndjekur procesin ndaj Fredi Belerit, aktivisti që është dhe piktor i veprave murale, tentoi të digjte një flamur me simbole greke.

Ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë të cilët ishin të lokalizuar përpara SPAK-ut që ndaloi këtë incident dhe shoqëruan të riun.

Ndërkaq, prokurorët Adnand Xholi dhe Dorina Bejko do të lexojnë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fati i Belerit është në dorë të dy prokurorëve të posaçëm. Gjykata pritet të dëgjojë prokurorinë dhe të tërhiqet nëse do e shpallë këtë të martë vendimin për Belerin.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Fredi Beleri u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE