Vizita e Blinken në Tiranë/ Top Channel zbardh agjendën e sekretarit Amerikan, pranon ftesën për darkë nga…!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vizita e Blinken në Tiranë/ Top Channel zbardh agjendën e sekretarit Amerikan, pranon ftesën për darkë nga…!

Avioni, më të cilin do të udhëtojë drejt Tiranës Antony Blinken, parashikohet të prekë tokën shqiptare pas mesditës të së enjtes, 15 shkurt.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mundur të mësojë detaje të tjera nga përgatitjet për të mikpritur në Shqipëri, sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Do të jetë Igli Hasani, ministër i Punëve të Jashtme, ai i cili do t’i urojë i pari mirëseardhjen në aeroportin Nënë Tereza, numrit 1 të diplomacisë amerikane.

Parashikohet si ndalesë e parë e sekretarit Blinken, ambasada amerikanë në Tiranë, për t’i falënderuar për punën e tyre. Më pas, takimi me kryeministrin Edi Rama, i vetmi politikan deri më tani në agjendë, parashikuar për të bashkëbiseduar.

Kryefjalë e takimit Blinken, Rama do të jenë çështjet e sigurisë në rajon ku Rusia haptas ka demonstruar përpjekje konstante de-stabilizuese.

Paçka se rublat ruse në dy raste kanë qenë prezente në politikën shqiptare, për SHBA Shqipëria shihet si një vend ku interferenca e aktorëve të tjerë është e papërfillshme krahasuar me vendet fqinje.

Natyrshëm do të diskutohet edhe për çështje të brendshme të vendit tonë, nga ku sekretari Blinken, do të nënvizojë rëndësinë e luftës me korrupsionin një prioritet i administratës Biden.

Sekretari Blinken, mesazhet e kësaj vizite, parashikohet t’i japë në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Po shikohet mundësia edhe e një vizite në piramidën e transformuar në një qendër IT për të rinjtë, me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit. Takimet në vendin tonë në këtë vizitë të gjashtit sekretar amerikan shteti, do të vijojnë me kreun e SPAK Altin Dumani.

Besohet se mund të jetë një drekë apo darkë pune, me kreun e SPAK, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të OPDAT, misionit amerikan në vendin tonë, që ka marrë pjesë në hartimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja që prej 2016.

Aktualisht, OPDAT është nga të vetmet projekte ndërkombëtare që ka prezencë permanente me zyrë në SPAK.

Nga Tirana, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt konferencës së sigurisë në Mynih, të premten e 16 Shkurtit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50487 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE