“Më ka kërcënuar”- Pas deklaratës ‘bombë’, Tea Trifoni dhe Kiara Tito shfaqen në krah të njëra-tjetrës në finalen e Big Brother Vip (FOTO)

vovalbania May 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ka kërcënuar”- Pas deklaratës ‘bombë’, Tea Trifoni dhe Kiara Tito shfaqen në krah të njëra-tjetrës në finalen e Big Brother Vip (FOTO)

Pak ditë më parë, Tea Trifoni bëri një deklaratë ‘bombë’ duke akuzuar familjarët e Kiarës se e kanë kërcënuar me jetë.

Ajo u shpreh në emisionin “Më lër të flas” se Kiara bashkë me burrin e tezes së saj e kanë ndaluar pas një spektakli dhe i kanë bërë presion.

Kjo deklaratë u hodh poshtë nga moderatorja në të njëjtin emission, në pjesën e dytë të tij. Kiara u shpreh se këto janë deklarata të shëmtuara që bëhen për vëmendje dhe klikime.

Por mbrëmjen e djeshme në natën finale të BBV, ajo që u vu re ishte fakti se pas ceremonisë së dasmës me Luizin, Kiara u ritkhye sërish në studio duke u ulur pikërisht pranë Teas.

Nga mimikat e tyre nuk dukej tension mes tyre, megjithatë çdo gjë do të sqarohet në post Big Brother Vip që do të mbahet të shtunën e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48521 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE