Ledion Liço nuk do ta moderojë më Big Brother Vip? Deklarata që i befasoi të gjithë dhe reagimi i Arbanës

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ledion Liço nuk do ta moderojë më Big Brother Vip? Deklarata që i befasoi të gjithë dhe reagimi i Arbanës

Ledion Liço ka nxitur komentet në rrjet për drejtimin e Big Brother Vip Albania në edicionin e ardhshëm.

Teksa provokoi ndjekësit për punën që do të bëjë Lisi në Top Channel, ai u shpreh se Vëllai i Madh mund t’i tërheqë veshin, por ai edhe mund të mos e bëjë më këtë program.

“Një informacion nga jashtë. E di që vëllai i madh mund të ma tërheqë veshin, por fundja unë edhe mund të mos e bëj më këtë program”, deklaroi ai.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i Arbanës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në instastory një koment ku shkruan: “E di, e di”.

Ndjekësit kanë hamendësuar se Arbana mund të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel për të drejtuar Big Brother Vip vitin e ardhshëm. Ajo ka moderuar dy edicionet e para të këtij formati, megjithatë publiku e ka mirëpritur mjaft mirë edhe figurën e Ledionit në krye të këtij produksioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE